Procesi i Vetingut duket se e ka dëmtuar gjykatën në Elbasan duke krijuar vakanca në rradhët e gjyqtarëve.
Sipas nënkryetarit të Dhomës së Avokatëve, Demir Çiftja në Elbasan kanë mbetur 6 gjyqtarë të cilët nuk mund ta përballojnë dot fluksin e çështjeve që duhen shqyrtuar.
Në pamundësi për të përpalluar ngarkesën e krijuar, çështjet gjyqësore zgjasin më shumë se 3-4 vite.
“Gjyqtarët aktual nuk kanë mundësi objektive për të përballuar këtë ngarkesë. Kjo me të drejtë ka sjellur ankesat e qytetarëve, me të cilët ne, avokatët, përballemi çdo ditë,”-është shprehur për një media lokale Çiftja.
Sipas tij, kjo vakancë ka bërë që proceset gjyqësore cilive zgjasin 3-4 vjet vetëm në Shkallën e Parë, duke bërë që puna në gjykatë të ecë me një ritëm shumë të ngadaltë, gati-gati të qëndrojë e pezulluar.
“Po ecet me ritëm të ngadaltë për çështje të ngutshme siç janë ato për: urdhër mbrojtjeje, lëshimi urdhrave të ekzekutimit që janë me afate shumë të shkurtëra ligjore dhe gjykata po ecën vetëm me këto procese. Me proceset civile pothuajse nuk merren më. Divorcet që dikur zgjasnin 3-4 muaj tashmë zgjasin mbi një vit”.
Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor kanë marrë vendimin e hartimin e një harte të re gjyqësore, nga e cila parashikohet që 19 gjykata në vend të mbyllen. Ky vendim po kundërshtohet nga avokatët, të cilët parashikojnë rritje të kostove ndaj qytetarëve. D.Xhaferri/elbasanion
