Pas “Big Brother VIP Prime”, në shtëpinë më të famshme në vend, aktorja Arjola Demiri është përplasur me ish-konkurenten e “Për’puthen”, Antonelën.
Gjithçka ka nisur për shkak se vajzat akuzuan njëra-tjetrën për tonin e zërit, ndërkohë që më pas sherri ka kaluar edhe në fjalë fyese dhe ofendime personale.
Pjesë nga debati mes vajzave:
Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde
Antonela: Pse po më afrohesh kështu
Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur
Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi
Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua
Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty
Arjola: Qeke budallicë krejt, qeke budalle
Antonela: Më marrsh të ligat
Arjola: Qenka me të meta mendore
Antonela: Qenke budallicë thotë, ska lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua.
@e.kkkk851 Sherr ne Big Brother
