Anxhela Peristeri i kundrapërgjigjet Mentorit: “S’ta ka fajin kombi për zhgënjimet e tua në muzikë”

Ndaj kritikave të Mentor Hazirit për “Festivalin e 60-të” në RTSH ka reaguar këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila ka thënë se nuk mund të fajsohet një komb i tërë për zhgënjimet që dikush pëson në karrierë.

“Të gjithë kemi pasur zhgënjime në karrierë por nuk kemi fajësuar kombe. Të këshilloj ta kërkosh gabimin te vetja fillimisht, pastaj të nxjerrësh vrer për kombin shqiptar. Unë jam fituesja në fuqi e atij festivali siç e quan ti “të korruptuar” dhe dikur nuk jam futur as në finale. Gjej gabimin ku e ke Mentor sepse asnjë juri profesionistësh nuk refuzon një këngë të bukur e sidomos zërin tënd, pa arsye!“, ka shkruar ajo.
Ky koment ka sjellë një sërë replikash mes tyre.