Debati i ndodhur mes Antonelës dhe Big Mamës mbrëmjen e djeshme u shoqërua me marrjen e vendimit për largimin e kësaj të fundit.
Këngëtarja nga Tetova shpërtheu në ofendime nga Atonelës u akuzua prej saj se e kishte ofenduar serbisht.
Big Mama tha se nëse do e shante e bënte shqip dhe jo serbisht, dhe më pas filloi të ofendonte Antonelën dhe vendosi të linte shtëpinë e BBV.
Sipas Anaid Kalotit, ky vendim i Big Mamës nuk lidhet me debatin e bërë me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, se sa me mbarimin e kontratës së saj.
Ish-fituesI i BB ka ndarë në Instagram një bisedë me Vesel Kurtishaj, ish-banor i BB. Kurtishaj i thotë se e dinte që Big Mama do të dalë sonte sepse sipas tij, aq e kishte kontratën.
‘Arditi si duket e ka marrë vesh por në live ke qenë dhe ti kur vura bast unë. Ai thoshte është finaliste, ndërkohë unë e dija që 3 javë do rrinte.’-ka thënë ai.
