Bëhen publike pamjet nga aksidenti i ndodhur sot në Tiranë, ku u përfshi dhe aktori Gaz Paja.
Aktori ishte duke udhëtuar me motor, kur u përplas me automjetin e drejtuar nga shtetasi me iniciale E.K.
Mësohet se Gazmend Paja është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
