Aksidentohen dy automjete në aksin Peqin-Hasmashaj/ Përfundon në spital drejtuesi i automjetit

Një aksident ka ndodhur në aksin Peqin-Hasmashaj, ku shtetasi 25-vjeçar me iniciale H.Zh., ka përplasur me automjetin e tij tip “Honda” shtetasin O.Zh., që po drejtonte një mjet tip “Ford”.

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 12.12.2021, rreth orës 16 : 20., në aksin rrugor rural Peqin – Hasmashaj, motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin , O. Zh., 30 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi H. Zh., i cili ndodhet në spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.