Në konferencën për shtyp kryeministrit Rama i është bërë pyetja nëse ka bashkëpunuar me Bashën jashtë syve të publikut dhe a do të ishte i gatshëm të bashkëpunonte me të, nëse Berisha do të merrte drejtimin e PD-së më 6 janar.
Sipas Ramës, Basha është vetëm njëra anë e dy anëve të një marrëzie që po e çon PD-në drejt një fundi të merituar dhe të përgatitur prej kohësh.
Lulzim Basha është një nga dy anët e një marrëzie që po e çon PD drejt një fundi të merituar për shkak se është një fund i përgatitur me vite jo nga unë, as nga ne, as nga ju as nga ata shqipatrët që e votojnë dhe s’kanë ërfituar asgjë, por si tifozë të futbollit nuk i ndahen skuadrës edhe kur nuk fiton. Nga këto dy figura që janë shërmbëlltyra e gjithë asaj që është përgatitur me këmbënguljen e verbër dhe përsëritjen e të njëjtës gjë në kërkim të kotë të rezultateve të tjera. Forcë politike që ska prodhuar asgjë përvec mite dhe fitore të vjedhura, sherre që kanë cuar vendin në rrëmujë në përpjekje për të rikthyer në pushtet pa pasur asnjë kapcitet real për të qeverisur. Për mua është shumë e qartë s’kam asnjë punë as me nëjrin, as me tjetrin. Dy burra në një hall të madh dhe askush nuk ua zgjidh hallin e tyre që duan ta kthejnë në hallin e Shqipërisë. Për sa më takon nuk bëj parashikime por nuk them çfarë do të ketë e ardhmja, pro sic janë gjërat s’kam arsye dhe as dëshirë për t’u marrë me asnjë. As kohën s’kanë për të ma marrë më sepse do ia jap njerëzve të zakonshëm. S’kam asnjë preferencë është një marrëzi e ndarë përgjysmë,”- ështëë shprehur kryeministri.
Më herët kryeministri u përgjigj se prodhohen më shumë gënjeshtra se të vërteta, duke ushqyer opinionin publik me akuza dhe sharje.
“Akuzat ne jemi në një kohë kur sipas meje dita prodhon më shumë të gënjeshtra sesa të vërteta. Akuzohet kryetari i bashkisë që ka blerë makinë luksi, akuza merr dhenë, gjithë dynjaja nis shan, ndërsa makina është e dikujt tjetër e parkuar përballë bashkisë. 730 mijë euro paguaj unë për udhëtime, akuza merr dhenë fillojnë sharjet, por kjo është një gënjeshtër e gjitha pa vend, Dhe kështu ka plot e plot por këto janë dy spektakolarët me çfarë ushqehet opinioni publik në kërkim të audiencës, gënjeshtra bën më shumë bujë.”
