Vladimir Putin ka uruar Aleksandër Vuçiç për “fitoren bindëse” në zgjedhjet parlamentare.
Putin shprehu përmes statusit në Telegram se presidenti Vuçiç do të vazhdojë të forcojë marrëdhëniet strategjike me Rusinë.
Ky lajm ëshët bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve.
Vuçiç u përball me një opozitë që zotohej të luftojë korrupsionin dhe të përmirësojë mbrojtjen e mjedisit.
Vuçiç premtoi gjatë fushatës së tij paqe dhe qëndrueshmëri, ndërkohë që pas agresionit rus në Ukrainë Serbia ndodhet nën trysninë e perëndimit për të zgjedhur midis lidhjeve të saj tradicionale me Moskën dhe aspiratave për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Sipas mediave serbe, pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 19:00, një orë para mbylljes së qendrave të votimit, ishte 54.6 për qind, një rritje e konsiderueshme në krahasim me 44.9 për qind sa ishte në vitin 2020.
Rezultatet e para zyrtare nuk priten para së hënës në mbrëmje, por anketat flasin se presidenti Vuçiç është fitues që në raundin e parë ndërsa i dyti radhitet Zdravko Ponosh, një gjeneral në pension.
