Grida Duma nga Elbasani: ”Dëmtuesit e PD-së kanë kohë deri nesër për t’u tërhequr”

Grida Duma është shprehur nga Elbasani se personat që i bëjnë dëm Partisë Demokratike kanë kohë deri nesër për t’u tërhequr. Sipas Dumës, nuk ka asnjë rrugë tjetër veç tërheqjes së tyre dhe zhvillimit të zgjedhjeve Brenda PD-së.

“PD-ja nuk duhet të zvogëlohet. E dalë forcë e tretë , personat që i bën dëm PD-së duhet të tërhiqen pasi i kemi lënë kohë ditën e nesërme për të bërë hapat pas, sikundër dhe ai e ka kërkuar.

Nuk ka rruge tjetër veçse të tërhiqet. Ka një strategji të vetme: Ndërtimi i një komisioni nga deputetët e grupit parlamentar dhe ata të foltores, të cilët duhet ta cojnë PD-në te procesi i zgjedhjeve”-tha ajo.