Presidenti ukrainas është pajisur nga SHBA me një telefon satelitor përpara fillimit të luftës, shkruan CNN.
“Shtetet e Bashkuara janë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një telefoni të sigurt satelitor që qeveria amerikane i dha qeverisë ukrainase, muajin e kaluar përpara se të fillonte pushtimi rus”, ka thënë një zyrtar amerikan.
“Telefoni i sigurt i lejon Zelenskyt të qëndrojë në kontakt me Shtetet e Bashkuara,” shtoi zyrtari i paidentifikuar amerikan.
Zelensky ka bërë të qartë se synon të qëndrojë në vendin e tij dhe aktualisht po zhvendoset në disa pika të Kievit, të cilat nga trupat ukrainase, raportoi CNN.
Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar një telefon satelitor të ngjashëm edhe ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, sipas zyrtarit amerikan.
Sipas CNN, u deshën disa ditë që ukrainasit të vënë në funksion telefonat satelitorë pasi udhëzimet për përdorimin e tyre ishin në anglisht dhe jo në gjuhën ukrainase.
