Zgjedhjet e për 6 bashkitë/ Rrëzohet kërkesa e PD-së, fushata nis më 19 shkurt

Fushata për zgjedhjet e psesshme për 6 bashkitë e vendit do të nisë më 19 shkurt, kurse zgjedhjet më 6 mars.

Përfaqësuesi i PD në KQZ ka kërkuar që fushata të nis më herët por kërkesa e tij është rrëzuar nga komisioni.

“Koha e lënë prej dy javësh, pra 13 duke konsideruar heshtjen zgjedhore, mendoj se është shumë e pakët për faktin e vetëm se ne kemi të gjithë mundësinë objektive për të realizuar një kohë më të gjatë të fushatës zgjedhore. Ne propozojmë datën 7 shkurt për të filluar fushatën. Një fushatë kaq e shkurtër zgjedhore s’do i vinte në ndihmë procesit. Data 7 shkurt do ishte më se e mjaftueshme për nisjen e fushatës zgjedhore dhe nuk shoh ndonjë pengesë në këtë pikë”, tha Indrit Sefa.