E rrahën për vdekje, humb jetën djali nga Mitrovica

Ermal Delija është i riu nga Mitrovica, i cili është ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pas disa ditësh në koma.

I riu nga Mitrovica u dhunua për vdekje nga disa të rinj para disa muajsh ku i ishin shkaktuar lëndime të mëdha, që ndikuan dhe në rënien e tij në koma.

Pasi ishte zgjuar nga koma, Ermali ishte parë në xhaminë e Shipolit te hoxha Fatmir Latifaj i cili i kishte pajtuar familjet në fjalë.

Ndërsa para pak ditësh, të riut nga Mitrovica i kishte humbur sërish vetëdija, për çka ishte dërguar me urgjencë në QKUK.

Ai humbi jetën sot, disa javë pas incidentit.