E mbani furçën e dhëmbëve në tualet?/ Kjo është mënyra e duhur se si duhet ta pastroni

Furça e dhëmbëve mund të kthehet në rrezik për shëndetin tonë nëse qëndron e ekspozuar në ajër të hapur të banjës në një gjendje të tillë, pasi do të bjerë në kontakt me grimcat e ajrit të tualetit, të cilat mund të përmbajnë baktere të tjera të ndryshme.

Kjo është arsyeja pse dentistët këshillojnë pastrimin e plotë të furçës së dhëmbëve, gjë që kërkon pak më shumë përpjekje sesa shpëlarja e thjeshtë me ujë të ftohtë. Fillimisht, në vend të ujit të ftohtë, furça duhet të shpëlahet mirë me ujë të nxehtë, sepse temperatura më e lartë e ujit do të largojë më mirë bakteret.

Pas shpërlarjes, koka e furçës së dhëmbëve duhet të zhytet në një gotë me gargarë antibakteriale dhe të lihet për të paktën dy minuta. Në këtë mënyrë mund të pastrohet mirë dhe të jetë gati për përdorimin e radhës.