Evi Kokalari ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, ku është shprehur se Lulzim Basha ka vendosur dyer të mblinduar dhe ka mbuluar xhamat e selisë për të fshehur “ushtarët e armatosur”.
Kokalari e lidh këtë me ultimatumin e 5 Janarit dhe protestën e 3 ditëve më pas, duke e shoqëruar këtë mendim me një paralajmërim për kryedemokratin lidhur me atë që mund të ndodhë në protestën e 8 Janarit, nëse Lulzim Basha nuk lë selinë pas 2 ditësh.
“Lulzim Basha ka installuar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brënda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime;
1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit
2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.
Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve, dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin #2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”- shkruan Kokalari.
