Ministri serb flet me veten/ Kamerat filmojnë momentet e çuditshme(Video)

Televizioni serb ka vendosur në fokus të tij një situatë të pazakontë, teksa shihet se si ministri i Brendshëm, Aleksandër Vulin bën gjeste të pa kuptueshme gjatë një konferenceje.

Nga pamjet shihet se si Vulin bisedon me veten, ndërkohë që Vuçiç o fliste “për akuza të fshehta”.
Kamerat ishin të vendosura larg dhe nuk arritën të regjistrojnë zërin e tij, nuk dihet përmbajtja e fjalëve që i thoshte me vete Vulin, megjithatë ajo çfarë shohim është që ai po mundohej në ato momente ta bënte veten të qeshë.

Mbetet të shihet sesi do të reagojë Vuçiç pasi ta sheh videon ku ministri i tij në njëfarë forme dukej i mërzitur dhe bënte gjestikulacione, duke aluduar edhe sikur po e imiton shefin e tij.