2 pacientë nga qarku Elbasanit humbën jetën/ 547 raste të reja me koronavirus në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë shënuar 547 raste të reja me koronavirus, ndërkohë 5 qytetarë kanë humbur jetën.

Pacientët që kanë humbur jetën janë: një qytetare nga Gramshi 64 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Durrësi 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 86 vjeç, një qytetar nga Lushnja 88 vjeç.

Janë 5506 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 90 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 298 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 200,181 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 239 në Tiranë, 30 në Durrës, 28 në Sarandë, 25 në Fier, 18 në Vlorë, 16 në Elbasan, 14 në Lushnje, nga 12 qytetarë në Tepelenë, Shkodër, nga 10 qytetarë në Lezhë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Korçë, Mallakastër, 8 në Patos, nga 7 qytetarë në Mat, Divjakë, Gjirokastër, Skrapar, nga 5 qytetarë në Himarë, Krujë, Shijak, Mirditë, Pukë, nga 4 qytetarë në Kavajë, Këlcyrë, Kuçovë, Peqin, nga 3 qytetarë në Cerrik, Devoll, Selenicë, Dibër, Vorë, Malësi e Madhe, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Kukës, Kurbin, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Librazhd, Belsh, Berat, Maliq, Memaliaj, Përmet, Konispol, Delvinë, Tropojë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon Ministria.