Babagjyshi homoseksual norvegjez ka ngjallur shumë diskutime në shtetin skandinav, pas puthjes së shkëmbyer me një burrë tjetër.
Reklama mban titullin “Kur Harry takon Babagjyshin”, referuar një filmi komik të vitit 1989, “Kur Harry takon Sally” dhe ka protagonistë dy aktorë shumë të njohur në Norvegji, Johan Ehn dhe Terje Stromdahl.
Çifti takohet kur Harry shikon Babagjyshin duke i dorëzuar dhuratat në shtëpinë e tij dhe në fund, në letrën e dëshirave Harry i shkruan Babagjyshit: “Gjithçka që dua je ti”.
Ndërkohë, pas kësaj dëshire ndodhi edhe puthja mes tyre.
Norvegjia është një nga vendet që ka deklaruar mbrojtje të të drejtave të Komunitetit LGBT në Europë.
