Egnatia i tregon derën serbit/ Tre largimet e njëpasnjëshme tek Egnatia

Portieri Uros Duric është largimi i tretë nga Egnatia, duke ndjekur kështu sulmuesit Arsenio Valport dhe Criss Gadi.

“KF Egnatia njofton se portieri Uros Duric nuk do të jetë me pjesë e skuadrës tonë në pjesën e mbetur të sezonit.

Duric ka ndërprerë kontratën me konsensus. KF Egnatia i uron suksese në karrierë”, njofton klubi i Egnatias nëpërmjet rrjeteve sociale.

Duric luajti vetëm katër ndeshje me Egnatian në kampionat. Portieri serb nuk ishte në lartësinë e duhur, teksa bëri edhe disa gafa, ndaj largimi i tij nuk habit askënd.