Briken Calja, peshëngritësi nga Cerriku, ka shkruar historinë në Tashkent të Uzbekistanit ku ka fituar medaljen e arit në stilin e shkëputjes ndërsa medalje argjendi ne shtyje dhe dygarësh.
Pas medaljes së arte të fituar në stilin e shkëputjes, Calja ishte pretendent edhe për stilin e shtytjes dhe dygarëshin. Ai ka qene ndër të fundit që u ngjit në pedane duke realizuar menjëherë me sukses provën 182 kilogramë.
Në provën e dytë, Calja ngiti peshën 186 kilogramë ne tentatvën e dytë e pastaj u mundua që të realizonte provën 190 kilogramë, por pa sukses. Për fat të keq, indoneziani Abdullau realizoi provën e fundit në pesën 192 kg dëe i mori medaljen e arte ne shtytje si dhe atë në dygarësh peshëngritësit shqiptar. Abdullau e mbylli me 343 kilogramë dygarëshin, vetëm 1 kilogram më shumë se Calja. Gjithsesi, bilanci me një medalje ari e dy argjendi, mbetet më i miri i arritur ndonjëherë nga peshëngritja shqiptarë në botëror.
Sa i përket Erkand Qerimajt, i cili po ashtu garonte në peshën deri në 73 kilogramë, pas shkëputjes ai u rendin në vendin e katërt edhe në shtytje e dygarësh.
