Gazetari: “A janë të ratësishme vdekjet e shqiptarëve në Tetovë, Kroaci dhe Bullgari?”

Gazetari Enver Beholli ka reaguar pas tragjedisë të ndodhur në autobusin me traga maqedonase në Bullgari. Si pasojë e përfshirjes nga flakët kanë humbur jetën 45 pasagjerë, ndërkohë që 7 të tjerë janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas gazetarit, këto ngjarje ku shqiptarët po humbasin jetën nuk janë rastësi. 

Ai ka marrë shkas edhe nga ajo që ndodhi pak muaj më parë në Kroaci, kuautobusi i shqiptarëve të Kosovës u aksidentua duke shkaktuar 10 humbje jete, si dhe përfshirja nga flakët e spitali “Covid” të Tetovës, ku humbën jetë 14 bashkëkombas.

Këto tragjedi nuk janë të rastësishme. Rreth 50 të vdekur në një aksident autobusi në Bullgari, me gjasë shumica shqiptarë. Dhe shtrohet pyetja: a është rastësi edhe kjo fatkeqësi? A ishte rastësi aksidenti në Kroaci gjatë verës, ku vdiqën 10 shqiptarë? A ishte rastësi djegia e spitalit të Covid-19 në Tetovë?” shkruan Robelli.