Iluzioni optik që do t’ju tregojë nëse jeni shpirt i lirë ose jo

Jeni rebel, shpirt i lirë apo i dhënë pas rregullave? Shikojeni me vëmendje këtë figurë dhe figura e parë që do të vëreni do të zbulojë nëse jeni “shpirt i lirë” ose jo.  Iluzioni optik fsheh një qen dhe dy fytyra.

Qeni

Patë qenin fillimisht? Jeni një shpirt i vërtetë i lirë, nuk i doni shumë rregullat, përshtateni nga nevoja dhe rebeloheni shpesh kundër atyre që nuk mendoni se kanë të drejtë. Jeni të prirur t’i bëni gjërat sipas mënyrës tuaj, ju pëlqen aventura. Përditshmëria ju rri ngushtë, keni nevojë për emocione intensive, madje edhe nëse bëni një jetë mjaft lineare, gjithmonë gjeni një mënyrë për ta destabilizuar pak.

Fytyra njerëzore

Nëse  keni parë fillimisht dy fytyrat, ju jeni një person që i do rregullat dhe i respekton ato. Për ju, përditshmëria është gjithçka tjetër veçse e mërzitshme, ju e konsideroni atë qetësuese. Keni nevojë për siguri dhe pika fikse, rregull dhe rregullsi. Ideja për të trazuar mjedisin në të cilin jetoni për të marrë rrugë të reja ju destabilizon. Jeni të guximshëm dhe të shkathët, por nuk guxoni të shkoni përtej kufijve të caktuar, nuk e shihni konstruktive apo edhe të nevojshme.