U bëri foto prindërve pas varrimit të gjyshes/ Ajo që pa më vonë i ngriu gjakun

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Melburn të Australisë, ku një 18-vjeçare me emrin Diana Land vendosi t’i bënte një foto babait dhe nënës së saj.
Por kur shikoi imazhin që kishte bërë, ndjeu një të dridhur që e përshkoi atë. Ajo mundi të shihte një person që rrinte pezull në dritare.

Nëna e saj sapo ishte kthyer nga varrimi i gjyshes në Turqi dhe kur shikoi foton, ishte e sigurt se ishte fytyra e gjyshes kur ajo ishte e re. “Ajo dhe gjyshja ishin shumë të afërt dhe e ndjente praninë e saj gjatë gjithë ditës. “Ajo e dinte që gjyshja e saj po e ruante”, shpjegoi Diana.