Parashikimi i motit/ Fundjava “sjell” dimrin në vend, ja sa do të zgjasë

Për median kombëtare, “Abc.news”, meteorologia Lajda Porja ka thënë se i ftohti do të kulmojë të dielën dhe do të zgjasë deri të mërkurën e ardhshme.
“E premtja dhe e shtuna sjell një rënie me 1 dhe 2 gradë, ndërsa dita e dielë do të ketë ndryshim total në temperaturat për shkak të masave ajrore nga poli i verit që do të zgjasin deri në mesin e javës tjetër. Temperaturat do të jenë tipike dimri nga 1 gradë në zonat malore, dhe maksimalet do të jenë jo më shumë se 19 gradë”, ka thënë Porja.
I ftohti parashikohet të ndjehet më tepër dhe për shkak të stuhive të erës që parashikohet të përfshijnë vendin. Më problematike tregon meteorologia, Lajda Porja situata do të jetë në zonat jugore.