Bien poshtë mitet/ Ja gabimi që bëjmë të gjithë kur përdorim antidjersën

Miti se antidjersa duhet përdorur në mëngjes dhe duhet mbajtur larg sqetullës janë hedhur poshtë nga Dr Dawn Harper. Në reviststën “Cosmopolitan” janë renditur 4 gabimet kryesore që ne bëjmë gjatë përdorimit të antidjersës.
Aplikimi në mëngjes
Të gjithë do t’ju thonë se gjithmonë e aplikojnë antidjersën në mëngjes. Por, në fakt është më mirë ta aplikoni në darkë para se të shkoni në shtrat. Kjo bën që lëkura ta përthithë produktin plotësisht dhe çdo mbetje mund të lahet në mëngjes.
Aplikimi i antidjersës menjëherë pas dushit
Ndoshta e keni bërë deri tani, por nuk konsiderohet si koha më e mirë për ta përdorur atë. Nëse lëkura është ende e lagur, atëherë deodoranti nuk përthithet mirë. Për rezultate më të mira, prisni që lëkura të thahet plotësisht përpara se të aplikoni.
Nuk e lini të thahet plotësisht produkti
Duhet të lejoni që produkti të thahet plotësisht. Dr Dawn rekomandon përdorimin e tharëses së flokëve nga ajri i ftohtë për të shpejtuar procesin nëse është e nevojshme.
Aplikimi i shpeshtë
Aplikoni anti djersë çdo ditë? Epo, nuk duhet. Dr Dawn zbulon se teknika e përsosur është aplikimi i dy rrotullimeve lart dhe dy poshtë çdo sqetulle. “Ju duhet ta bëni këtë vetëm një ose dy herë në javë”, thotë Dr Dawn.