Ndahet nga jeta 21-vjeçari pas infektimit me Co..d/ Zbardhen detajet

Një 21-vjeçar mësohet të ketë humbur jetën në Infektivin e Tiranës.
Mësohet se i riu me origjinë nga Fieri ka mbërritur në gjendje të rëndë në spital, ku dhe më pas ka ndërrur jetë.
Sipas mediave kombëtare, i riu vuante dhe nga talasemia, ndërkohë që nuk ka qenë i vaksinuar.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ende informacion në lidhje me rastin, dhe siç ka ndodhur rëndom në këto muajt e fundit, vdekja e të riut do të jetë një statistikë në përmbledhjen ditore që u dërgohet çdo ditë mediave.

Në javët e fundit rastet e rënda me Covid dhe vdekjet në moshë të re janë në shifra shqetësuese, ku jo më larg se dje u raportua vdekja e piktorit 30-vjeçar Kristi Baba.
Raste të rënda janë evidentuar dhe tek gratë shtatzënë, ku në muajin e fundit kemi pasur dy humbje jete të grave në moshë të re, të cilat janë detyruar që të bëjnë dhe lindje të parakoshme.