Zbuloni tre shenjat më luftarake për dashurinë

Në këtë artikull do të gjeni tre shenjat më luftarake për dashurinë.

Dashi
Dashi njihet si mbreti i trimërisë në këtë pjesë. Ai është impulsiv dhe pasionant. Nuk nguron të hidhet në “betejë” dhe pa menduar dy herë, jep gjithçka për njeriun që do. Nuk mendon për asnjë pasojë. Thjesht dëshiron të arrijë qëllimin e tij. Dashi nuk ka frikë nga e nesërmja. Mendon vetëm për tani dhe si mund të jetë me personin që dëshiron.

Luani
Luani është një nga shenjat më të guximshme që mund të takoni. Ai është gjithashtu bujar me ata që i do dhe tepër mbrojtës. Do të jetë një “mburojë” për njeriun e tij, do ta mbrojë dhe do t’i ofrojë siguri. Për personin që ka zgjedhur në jetën e tij, ai do të japë gjithçka dhe nuk do të mendohet dy herë.

Akrepi
Kur Akrepi dashuron, do deri në vdekje. Mund të ndjejë emocionet më intensive dhe të thella për personin që ka pranë, mund të bëjë gjithçka. Nuk heziton përballë asgjëje dhe nuk ka frikë nga asnjë rrezik. Ai bëhet një mburojë për partnerin e tij dhe pranon të gjitha shigjetat. Kur Akrepi gjen atë personin e duhur, nuk e lë kurrë të shkojë dhe t’i ndodhë asgjë e keqe.