Vullnet Miraka, shpikësi nga Elbasani që ka zgjetur zgjidhjen të mos kemi krizë energjitike

Shpikësi shqiptar, Vullnet Miraka, pas më shumë se 25 viteve studim, përgatitje, punë kërkimore dhe punë në terren, brenda dhe jashtë vendit ka arritur të shpikë pajisjen “Mirakatec®”Zbulimi i tij, i cili mban vulën “shqiptare”, është një pajisje që shërben për gjenerimin e gravitetit artificial për lëngjet.“Të marrim për shembull ujin. Me vendosjen e pajisjes në një nivel të caktuar, uji udhëton natyralisht nga niveli zero deri në nivelin e kërkuar, pa pasur nevojë për pompim dhe energjia që ne shpenzojmë për gjenerimin e gravitetit është vetëm 10% e asaj që nevojitet për pompimin e së njëjtës sasi uji në nivelin e kërkuar”, thotë shpikësi Vullnet Miraka, me origjinë nga Gramshi.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Në një kohë kur Shqipëria ka probleme me përmbytjet, për shkak të prurjeve të ujit, si në rastin e Fierzës, pajisja e Mirakës do t’i shërbente vendit jo vetëm për mbajtjen nën kontroll të përmbytjeve, por edhe për sigurimin e një situate konstante dhe pa probleme energjetike, duke e zgjidhur njëherë e përgjithmonë çështjen e rrymës elektrike…Kjo shpikje vlerësohet se ul kostot në sektorët e bujqësisë, metalurgjisë, industrisë kimike, atë për ujin e pijshëm, si dhe për shërbimin zjarrfikës.Për të shpjeguar shpikjen e Mirakës ndoshta na duhen më shumë fjalë teknike, më shumë shfaqje vizive e ndoshta një skemë e tërë, ashtu siç bën mësuesja e fizikës apo e kimisë. Por e thënë në fjalë të thjeshta, pajisja që zbuluesi shqiptar ka prezantuar në disa evenimente ndërkombëtare na shërben të gjithëve ne për të përmirësuar sektorë të ndryshëm të jetës.Zbulimi ka të bëjë me një sistem pompimi që kursen shpenzimin e energjisë.Ky sistem mund të aplikohet në sektorë të ndryshëm, si në hidroenergjetikë, industri minerare, te zjarrfikëset, në bujqësi, tek ujësjellësi industrial, në industrinë metalurgjike, mekanike dhe në industrinë e ujit të pijshëm.Miraka, shpikësi shqiptar, ka marrë pjesë këtë vit në panairin botëror të shpikjeve, në Innova Brussels. Këtu çdo vit me qindra pjesëmarrës nga vende të ndryshme paraqesin shpikje, studime e teknologji të reja.I vlerësuar me Çmimin e Artë në konkursin “Eureka 2012” të Innova Brussels nga juria ndërkombëtare e Varshavës për shpikjet, puna e Vullnet Mirakës u nderua edhe me dy çmime të tjera në konkursin “Eureka 2012” të Innova Brussels me motivacionin “Smart Invencion” – “Shpikje e zgjuar”.

Sipas dokumentit, në Bruksel, të 13 anëtarët e jurisë, që i përkasin kësaj fushe, janë sqaruar, kanë bërë llogaritjet dhe kanë deklaruar funksionalitetin e plotë të saj.Pavarësisht skepticizmit të ndonjërit, Miraka duhet të marrë vlerësimin e të gjithë shqiptarëve.Pas më shumë se një dekade ai është kthyer nga Kanadaja në Shqipëri, për të themeluar Qendrën Kërkimore Shkencore: “Qendra e Kërkuesve dhe Zbuluesve për Energji” dhe “Eagle Power” (Energji Shqiponje), për të ndihmuar me shpikjen e tij Shqipërinë, por edhe për t’u njohur nga historia për krijimin falë punës dhe kontributit të tij në kërkimin shkencor dhe studimet për energjinë.Sakaq, brenda muajit mars mendohet që Miraka do të përfundojë montimin e plotë në shkallë industriale të pajisjes dhe do ta demonstrojë atë në prani të ekspertëve ndërkombëtarë të fushës së hidrikës, e cila më pas do të konsiderohet si e parë, e provuar, e vlerësuar dhe e përfunduar në të gjitha fazat.

Çmimet I vlerësuar me medalje bronzi në konkursin “Eureka 2009” në Innova Brussels, me çmimin e dytë në konkurrimin e SIFE 2010 në Tiranë, me Çmimin e Artë në konkursin “Eureka 2012” të Innova Brussels nga juria ndërkombëtare e Varshavës për shpikjet, puna e Vullnet Mirakës u nderua me dy çmime të tjera edhe në konkursin “Eureka 2012” të Innova Brussels.

Garantimi i energjisë

Një pajisje e tillë, nëse do të vendosej në hidrocentralet ekzistuese të Shqipërisë, do të garantonte energji elektrike pa ndërprerje përgjatë gjithë vitit.

 Si vendoset në punë pajisja

“Niveli i liqenit, gjatë periudhave të ndryshme të vitit, lëviz poshtë ose lart, për shkak të shirave. Duke instaluar pajisjen tonë, që ka funksion të dyfishtë, ujin e marrim pasi ka kaluar në turbinë dhe e rikthejmë në liqen, duke bërë që niveli maksimal në liqen të jetë i garantuar përgjatë gjithë vitit. Kjo bën që, minimalisht në të gjitha hidrocentralet ekzistuese të rritet prodhimi 40%, e garantuar përgjatë gjithë vitit, dhe ka prodhim konstant e jo oval.

Vullnet Miraka aktualisht jeton në SHBA bashkë me familjen e tij.