Zbulohet identiteti i shqiptarit të vdekur në Britani/ Dyshohet se u vra nga një bashkëkombas

36-vjeçari shqiptar, Ergys Koçi është gjetur i vdekur në Britaninë e Madhe.

Policia u lajmërua rreth orës 22:00 të së martës, 21 shtator pasi trupi i një burri u gjet në një pronë banimi në West Green Road, N15.

Oficerët morën pjesë së bashku me Shërbimin e Ambulancës në Londër. Një 36-vjeçar u shpall i vdekur në vendngjarje. Ai kishte pësuar lëndime të shumta.

Ai është identifikuar si Ergys Koçi nga Haringey. Familja e tij është informuar dhe po asistohet nga oficerë të trajnuar posaçërisht.

Policia britanike ka marrë në pyetje Bricken Quni, 42 vjeç, pa adresë fikse, u akuzua të Premten, 24 Shtator për vrasjen e Koçit.

36 vjeçari Koçi, nga Haringey, u shpall i vdekur në vendngjarje. Ai kishte pësuar lëndime të shumta. Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte trauma në kokë si dhe kishte disa plagë me thikë.

Prej vitit 1998 në lagjen Harringay në veri të Londrës jeton një komunitet i madh shqiptarësh. Po në këtë lagje vitet e shkuara nuk kanë munguar vrasje mes emigrantëve shqiptarë të përfshirë në kriminalitet.