Vranësira dhe diell/ Njihuni me ndryshimin e temperaturave për sot

Sipas MeteoAlb, I gjithë vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare, ku më të dukshme kthjellimet parashikohet të jenë në ultësirën perëndimore.
Ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare do të ketë në gjysmën lindore të Shqipërisë. Megjithëse do të ketë vranësira nuk parashikohen reshje.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.