Një video mjaft emocionuese është bërë virale në aplikacionin Tik Tok.
Një burrë bëri një gjest të veçantë pasi shoqëroi të bijën drejt altarit së bashku me njerkun e saj. Në videon emocionuese të postuar në TikTok nga Kelesey Griffith, nusja dhe babai i saj mund të shihen duke ecur së bashku në altar sipas traditës së dasmës.
Por, në vend që të shkonte direkt në vendin ku po priste dhëndri, babai i nuses u ndal para mamasë dhe njerkut të saj dhe i tha burrit tjetër që t’i bashkohej për të shoqëruar nusen.“Babai im e befasoi njerkun tim duke e përfshirë atë në shëtitjen tonë nëpër altar.”, shkroi ajo.