Video ekskluzive/ Ra nga kati i gjashtë i pallatit, ndërron jetë në spital gruaja nga Gramshi

Një grua 68-vjeçare ka rënë nga ballkoni i katit të gjashtë të pallatit ku jetonte në qytetin e Gramshit. Ende nuk dihet cili është shkaku i rënies së saj. Dyshohet se ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit ngaqë kishte kaluar infektimin nga kovidi.
Policia
Sot, rreth orës 11:45, në lagjen Sporti, Gramsh, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. I., 68 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ elbasanion