Llixhat e Elbasanit janë të njohura për vetitë e tyre kuruese. Mijëra turistë nga Kosova, Maqedonia e Veriut vijnë çdo vit në këtë zonë të Elbasanit, por pavarësisht kësaj në Llixha mungojnë investimet infrastrukturore.
Në këtë video të siguruar nga ElbasaniON duket qartë se sa shumë i ndotur është ajri që thithin banorët. Kanali i ujërave termale kalon përmes fshatit dhe gazrat e dëmshe si:CO2 por dhe kombinime të Squfurit, çlirohen në ajër. Si të mos mjaftonte ndotja prej këtij kanali të hapur, në qytet nuk mungojnë as plehrat. Siç shihet dhe në video, banorët i hedhin plehrat në kanal pa u shqetësuar për pasojat shëndetësore dhe mjedisore.
“Situata është shumë e keqe. I gjithë tymi nga kanali na vjen në dritare. Aty hedhin plehra, të gjitha pisllëqet”-është shprehur një banore.
Gjithashtu, raportohet se numri i të sëmurëve nga mushkëritë në Llixha është shumë i lartë.
“Jemi të sëmurë dhe shteti nuk na jep asnjë ndihmë, ndonëse jetojnë në një vend të ndotur. Ne me bizneset tona u sigurojmë shetit të ardhura, por askush nuk mendon për ne. Thithim ajër të ndotur dhe sëmuremi që në moshë të re”- është shprehur banori me iniciale A.M.
Dallandyshe Xhaferri/ElbasaniOn
