Ndahet nga jeta animatorja e “Borëbardhës” dhe “Pinokut”/ Ja ç’moshë kishte

Është ndarë nga jeta një nga ikonat e botës së animacionit, Ruthie Tompson, në moshën 111- vjeçare.
Tompson filloi karrierën e saj në “Disney” si artiste e aniumacionit në filmin e parë të animuar të “Disney”-t, “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” në vitin 1937. Mësohet se ajo vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj në Woodland Hills, Kaliforni të dielën.
Ajo gjithashtu punoi në klasikët e “Disney”-t si: “Pinocchio”, “Dumbo”, “Bambi” dhe “Bukuroshja e Fjetur”, si dhe u bë një nga tre gratë e para që u bashkua me Unionin Ndërkombëtar të Fotografëve, “Lokal 659” të IATSE, në vitin 1952.
Tompson lindi në 22 korrik 1910 në Portland, Maine dhe u rrit në Boston dhe u zhvendos në Los Angeles në vitin 1924, pasi nëna e saj u divorcua dhe u martua përsëri.
Tompson përfundoi duke jetuar në të njëjtin bllok me Robert Disney-n, xhaxhai i Walt dhe Roy Disney, në të cilin ata jetuan kur u transferuan për herë të parë në Los Angeles.
Shtëpia e saj ishte gjithashtu fare pranë Studio Disney Bros në Kingswell Avenue, me Tompson që ndau një kujtim të hershëm në intervistën e saj “Disney Legend” në vitin 2000.
Pasi mbushi 18 vjeç, ajo filloi të punojë në Akademinë e Kalërimit në Dubrock, ku Walt dhe Roy Disney shpesh luanin polo
Ajo gjithashtu punoi si artiste e animacionit në filmin “Bambi” në vitin 1942, por gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo u promovua në krijuese animacioni, ku punoi në filma trajnimi dhe edukimi për Ushtrinë Amerikane që shfaqnin personazhet e “Disney”-t si: Mickey Mouse, Donald Duck dhe Goofy.