Një kamionçinë me targën AA 069IX është arrestuar nga Policia Librazhd posi po transportonte disa bagëti pa dokumentacionin e duhur.
Në një operacion të organizuar nga Drejtoria Rajonale Qarku Elbasan, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe sektori Veterinar i Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve ndaluan në aksin Përrenjas-Librazhd automjeti që po transportonte kafshët.
Postblloqet për ndalimin e tyre u ngritën pas informacioneve të marra nga Korça ndërsa personat përgjegjës së bashku me kamionçinën me kafshë janë shoqëruar për në policinë e Librazhdit.
Ndërkohë, kanë ardhur specialistët e Krimit Ekonomik Elbasan për të verifikuar situatën dhe dokumentacionin. Specialistët e Policisë dhe autoritetet veterinare po kontrollojnë origjinën e kafshëve dhe më gjerë.