Aksidentohet automjeti në aksin Librazhd-Elbasan/ Të moshuar në vendngjarje

Një aksident mësohet të ketë ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, ku një automjet është kthyer përmbys.
Mbetet e paqartë nëse ka persona të lënduar, ndërsa pranë mjetit shihen dy të moshuar që po nxjerrin rroba nga automjeti.
Për shkak të aksidentit është bllokuar një korsi e rrugës. Ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur Policia dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.