Një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit në vendin e quajtur “Ardeno”, Tiranë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 në pallatin e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës.
Gruaja me iniciale D.P., është transportuar në spital dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
“Në vendin e quajtur “Ardeno”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon, shtetasja D. P., 42 vjeçe” njofton policia e Tiranës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Fillimisht janë familjarët që janë marrë në pyetje.
