Në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve që do të organizohet ditën e sotme priten të miratohet rekomandimi i bërë nga Komiteti i Vaksinimit, ku sipas së cilit është parë e nevojshme kryerja e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.
Çka pritet tjetër nga kjo mbledhje është ulja e fashës së grupmoshave mbi 16 vjeç që do të vaksinohen, ndërkohë që është rekomanduar dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.
Kujtojmë se Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar dje nga Shkodra se qeveria shqiptare është e gatshme të garantojë vaksinat për dozën e tretë, bazuar në rekomandimin e ekspertëve.
“Eshtë mbeldhur Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit të cilët kanë rekomanduar realizimin apo vendosjen në protokolle të dozës së tretë ose doza ‘booster’ siç quhet ndryshe. Kanë rekomanduar gjithashtu edhe uljen e fashës së grupmoshës për vaksinimin +16 vjeç dhe kanë diskutuar dhe rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin +12 vjeç por vetëm për ata fëmijë të cilët kanë problematika shëndetësore. Këto rekomandime do të diskutohen ditën e nesërme në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve”, deklaroi Manastirliu.
