Trafikonte të miturit/ Gjykata merr vendimin për gruan

Një shtetase 33-vjeçare është arrestuar në Tiranë për veprën penale “Trafikim të të miturve”.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë ka vendosur masën “arrest me burg” për shtetasen S.K.

Njoftimi i Plotë

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshëm u bë kapja dhe ndalimi i shtetases S. K, 33 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tirane, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i të miturve”.