Totti: “Do të isha i lumtur nëse Ibrahimoviç do të thyente rekordin tim”

Totti është lojtari më i vjetër që ka shënuar në Ligën e Kampionëve, por mesa duket do të jetë Ibrahimoviç që do thyejë këtë rekord të italianit.

“Ai ka një mentalitet të ndryshëm nga të tjerët, është një nga më të fortët në botë dhe nëse vjen një më i mirë, është e drejtë që ta marrë primatin.Rekordet kanë për qëllim që të thuhen dhe në këtë rast do të isha vërtet i lumtur për të. Ibra ende mund të japë shumë. Pavarësisht gjithçkaje, gjendja sportive e tij është ende e mirë, thjesht do të duhet të menaxhojë veten,”- është shprehur Totti.