Kancelarja Merkel është në prag të largimit të saj nga politika dhe ditën e sotme do të zhvillojë vizitën e fundit në Shqipëri.
Mësohet se vizita e saj në vendin tonë do të fillojë në orën 10:20 dhe i pari që do e presë do të jetë kryeministri Rama.
Sipas kryeministrisë, mësohet se pritja e kancelares do të nisë në Pallatin e Brigadave dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel.
Kjo është hera e dytë që Merkel vjen në Tiranë.
Agjenda e vizitës së kancelares gjermane;
10.20 – Ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
10.30 – Takim Tête-à-tête mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link ëetransfere
11.00 – Takim bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave
Plane dhe Foto me link ëetransfere
11.50 – Mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
11.55 – Mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
12.00 – Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.
Sinjali me frekuenca satelitore + Livestream në Facebook dhe Youtube
14.35 – Konferencë për shtyp mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel në Tirana Business Park
Ndërkohë në kuadër të vizitës së kancelares Merkel në vendin tonë, policia ka dhënë detaje në lidhje me rrugët që do të jenë të bllokuara gjatës vizitës së saj.
Policia bëri me dije se do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, sot nga ora 09:00 deri në orën 13:00.
