Thyen xhamat dhe shqyen dyert në protestën e PD-së/ 60 persona shoqërohen në polici

60 persona janë shoqëruar në polici pas protestës së djeshme.

Në të gjitha komisariatet e kryeqytetit janë shoqëruar në total një numër prej 60 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 15 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6 dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë pasi priten shoqërime të tjera.