Test i personalitetit tuaj/ Merrni guximin të njiheni me vetveten

Gjëja e parë që patë në figurën e mësipërme tregon diçka për personalitetin tuaj, mëyrës se së shihni botën dhe tipare të karakterit tuaj, që ndoshta nuk pranohen prej jush.

Nëse patë fillimisht një grua
Ju keni një imagjinatë shumë të zhvilluar, shpirti juaj është spiritual. Ju jeni një person shumë kureshtar dhe aventuresk, mezi prisni të bëni një udhëtim të gjatë në një vend misterioz dhe të mrekullueshëm. Dëshira juaj më e madhe tani është që të jeni të qetë me veten tuaj, të mos keni kufij dhe të keni lirinë për të bërë vetëm atë që dëshironi, pa qenë të varur nga një person tjetër.
Nëse patë fillimisht një pallua
Nëse patë fillimisht një pallua, ndryshime të jashtëzakonshme do të vijnë në jetën tuaj, ngjarje që do të vijnë papritmas por që do t’ju bëjnë shumë të lumtur. Me siguri ju jeni një person që ecën gjithmonë me kokën lart, jeni pozitiv dhe mund të “infektoni” të gjithë me gjendjen tuaj të mirë. Ju jeni krenarë për atë që jeni, jeni të pavarur, inteligjentë dhe preferoni ta rrethoni veten vetëm me njerëz të cilëve mund t’u besoni.
Nëse patë fillimisht një pemë
Nëse patë në fillim një pemë, me shumë mundësi zemra juaj po rreh shpejt për dikë të veçantë tani. Eshtë dikush që po ju pushton mendjen dhe nuk mund të prisni që të shihni nëse ka të njëjtat ndjenja. Përgjigjet që po kërkoni do të vijnë shpejt. Shumë lajme po vijnë në jetën tuaj të dashurisë.
Nëse patë fillimisht një dorë
Në dallim nga ata që kanë parë fillimisht pemën, nëse keni parë dorën, do të thotë që keni nevojë për dashuri dhe të gjeni personin e duhur për ju. Ju dëshironi të ndërtoni një marrëdhënie, jeni të lodhur duke marrë vetëm zhgënjime nga të tjerët. Ju duhet të mësoni të besoni më shumë tek vetja, jeni mjaft të fortë për të përballuar çdo vështirësi në jetë.
Nëse keni parë fillimisht fruta ose perime
Dhe së fundi, nëse keni parë fruta ose perime, ekziston një person në jetën tuaj i cili po ju shkakton humor të keq dhe konflikt. Ndoshta është mik, koleg apo edhe partner. Ju nuk ndiheni rehat në situatën që po përjetoni, por gjërat nuk do të ndryshojnë nëse nuk vendosni të flisni. Adresojini problemet e jetës pasi injorimi i tyre i bën ato vetëm më të mëdha. / meb.al