Konflikti i familje shqiptare nga Kosova është bërë publike nga mediar austriake. Një 22-vjeçar ka sulmuar me fshesë mamanë dhe më pas ka kërcënuar me thikë vëllain e tij.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 14:50 në Florisdorf (Bezirku 21), ndërkohë mësohet se i riu prej kohësh kishte shfaqur shenja agresioni.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe i ka ndaluar përkohësisht hyrjen në banesë dhe takimet me anëtarët e tjerë të familjes.
