Studimi: Ja cilat janë arsyet pse ndodhin tradhtitë

Journal of Sex Research ka publikuar një studim, sipas së cilit arsyet e tradhëtisë ndahen në tri kategori kryesore: probleme personale, probleme me partnerin dhe faktorët e jashtëm.
Disa nga arsyet kryesore pse ndodhin tradhtitë janë:
Problemet në marrëdhënie
Një ndër arsyet më të zakonshme pse njerëzit tradhtojnë janë problemet në mrrëdhënie. Nëse ndiheni të huaj me njëri-tjetrin apo nuk mbani mend herën e fundit kur keni bërë sekse, në vend që t’i jepni fund problemit, mund të përfundoni duke kërkuar një romancë të re.
Ata nuk menduan për pasojat
Shumë njerëz veprojnë pa menduar për pasojat. Në veçanti, ata që tradhtojnë arsyetohen me faktin se ishte një veprim i momentit, për shkak të gjendjes shpirtërore apo faktit se kanë qenë të dehur.
Vetëbesimi i ulët
Më shumë se gjysma e njerëzve që tradhtojnë thonë se e kanë bërë për t’u ndjerë më të vlerësuar. Nëse dikush nuk ndihet mirë me veten, ka shumë të ngjarë të përfundojë duke tradhtuar në mënyrë që të ndihet më i sigurt.
Hakmarrja
Dëshira për hakmarrje është një motiv tjetër i zakonshëm që çon në tradhti.
Mungesa e dashurisë
Nga të gjitha arsyet e tradhtisë, më e dhimbshmja dhe më e zakonshmja është mungesa e dashurisë. Në fillim të një lidhjeje, gjithçka duket e bukur, por me kalimin e kohës, dashuria zbehet. Dhe kur pasioni shuhet, të qëndruarit besnik në një marrëdhënie nuk është shumë e lehtë.