Studimi i fundit: Ja pse mbyllim sytë kur puthemi me dikë

Mund t’ju ketë ndodhur të mendonit se sytë mbyllen kur puthesh me dikë, sepse jeni të pasionuar pas tij dhe e doni me të vërtetë?
Në fakt, sipas studimeve, mbyllja e syve gjatë gjatë aktit të puthjes nuk ka lidhje as me emocionet, as me dashurinë që ju keni për atë njeri.
Arsyeja e vërtetë që mbyllim sytë kur puthemi është sepse truri ynë nuk mund të përqendrohet aq mirë në shqisat e tjera, kur ka një stimul vizual që na tërheq vëmendjen.
Lëvizja refleksive për të mbyllur sytë, është për të maksimizuar kënaqësinë. Ndërsa nëse i kemi sytë hapur dhe shikojmë përreth nesh, vëmendja jonë shpërqendrohet dhe ne nuk ndiejmë të njëjtën kënaqësi. E thënë thjesht, truri ynë di më shumë.