Studimi: 70% e papunëve në Shqipëri janë të diplomuar në universitet

70% e personave të papunë në Shqipëri janë të pajisur me diploma universiteti, sipas studimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Sipas ILO ,Shqipëria është ndryshe nga vendet e tjera të rajonit dhe Europës, ku të papunët janë kryesisht persona me arsim fillor ose të mesëm.

Në vitin 2020, 70% e të papunëve në Shqipëri ishin me arsim të lartë, ndryshe nga Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia që në totalin e të papunëve ato më arsim të lartë përbënin rreth 20%. Shqipëria thuajse e ka papunësinë zero tek të paarsimuarit.

Sipas Monitor, përsa i përket rajonit, të papunët janë persona me arsim të mesëm të cilët zënë rreth 50-60% te të papunëve, ndërsa në Shqipëri personat me arsim të mesëm zënë më pak se 30 % të totalit te të papunëve.

ILO vlerëson se në nivel global vetëm rreth gjysma e punëtorëve bëjnë punën që korrespondon me nivelin e tyre të arsimimit. Pjesa tjetër janë ose të mbi-arsimuar ose të nën-arsimuar për punët e tyre.