Shkencëtarët zbulojnë pse gratë kanë më ftohtë se meshkuj

Shkencëtarët besojnë se kanë zgjidhur një nga misteret më të mëdha – pse gratë kanë më ftohtë se burrat? Studiuesit thonë se perceptimi që gratë shpesh ndihen më të ftohta se burrat është më shumë sesa një mit – mund të jetë një fakt evolucionar. Studiuesit nga Universiteti i Tel Avivit theksojnë se kjo nuk është vetëm për njerëzit por edhe për shumë specie të tjera.
Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë tërhiqen natyrshëm nga temperaturat më të larta për shkak të një “ndryshimi evolucionar”. Kërkimet tek njerëzit kanë sugjeruar se gjinitë e përjetojnë temperaturën ndryshe, me gratë që e ndjejnë të ftohtin më shumë për shkak të ndryshimeve në metabolizëm dhe prodhimin e nxehtësisë së trupit.
Bashkëautori i studimit Dr Eran Levin, tha: “Ne kemi hipotezuar se ajo me të cilën po merremi është një ndryshim midis mekanizmave të ndjeshmërisë së nxehtësisë të femrave dhe meshkujve, të cilat u zhvilluan gjatë rrjedhës së evolucionit.” Rrugët nervore në tru dhe hormonet mund të luajnë gjithashtu një rol.
“Studimi ynë ka treguar se fenomeni nuk është unik për njerëzit – në mesin e shumë llojeve të shpendëve dhe gjitarëve, femrat preferojnë një mjedis më të ngrohtë sesa meshkujt, dhe në periudha të caktuara këto preferenca shkaktojnë ndarje midis dy gjinive.”, tha Levin.
Studimet e mëparshme kanë treguar se gratë i ndjenjë efektet e ajrit të kondicionuar më lehtë për shkak të një ndryshimi në normën mesatare të tyre metabolike. Dëshmitë gjithashtu sugjerojnë që gratë kanë mekanizma të ndryshëm shqisorë, që do të thotë se ata përjetojnë temperaturën ndryshe nga burrat.