Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në vend kanë rezultuar 629 qytetarë pozitivë, nga të cilët 32 vetëm në qarkun e Elbasanit.
Gjithashtu sipas shifrave, 7 qytetarë kanë fituar betejën me Covid.
Njoftimi
Në 24 orët e funditë në vendin tonë e kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 7 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve njofton gjithashtu se nga 4249 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 629 qytetarë.
Rastet pozitive u konfirmuan në këto bashki: 269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.
Ndërkohë, janë 6,907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
