572 raste të reja janë shënuar me Covid në vend, nga të cilët 17 në Elbasan. Gjithashtu, ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka publikuar se në 24 orët e fundit 9 persona kanë humbur jetën, mes tyre dhe një 72-vjeçar nga Elbasani.
Postimi i Ministrisë
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 572 raste të reja me COVID nga 3808 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetën 9 persona, konkretisht: 1 qytetar nga Kavaja 57 vjeç, 4 qytetarë nga Tirana 62-83 vjeç, 1 qytetar nga Shkodra 64 vjeç, 1 qytetar nga Përmet 68 vjeç, 1 qytetar nga Elbasani 72 vjeç dhe 1 qytetar nga Fieri 78 vjeç.
Janë 8134 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 179 pacientë, nga të cilët 31 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 825 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 162,322 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 237 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Durrës, 19 në Kamëz, 17 në Elbasan, nga 16 raste në Shkodër, Lushnje, 15 në Dimal, 14 në Sarandë, nga 13 raste në Gjirokastër, Korçë, 11 në Vlorë, nga 9 raste në Kukës, Lezhë, 8 në Berat, 7 në Peqin, 6 në Krujë, nga 5 raste në Kurbin, Dibër, Himarë, Cerrik, Memaliaj, nga 4 raste në Pogradec, Konispol, Divjakë, Patos, nga 3 raste në Malësi e Madhe, Shijak, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 2 raste në Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Devoll, Këlcyrë, Përmet, Bulqizë, Mirditë, Has, Tropojë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Delvinë, Dropull, Maliq.