Protesta, qeveria afat deri të hënën/ “Edi Rama” proteston paralajmëron politikanët

Protesta e nisur sot në orën 17:00 përballë Kryeministrisë është mbyllur pas 60 minutave. Aktivistët e kësaj proteste i kanë renditur qeverisë disa kërkesa, për të cilat qeveria ka kohë deri të hënën për t’i dhënë zgjidhje.

“Propozojmë heqjen e TVSH për miellin vezën, qumështin dhe të gjitha ushqimet e shportës ashtu si të gjitha vendet e tjera kanë lehtësuar barrën fiksale. Kërkojmë uljen e TVSH për energjinë elektrike për familjarët dhe bizneseve të vogla. Kërkojmë heqje te taksës së qarkullimit të cilën e paguajmë 2 herë, edhe heqjen e akcizës së gazit”, tha Rigels Xhemollari.

Pjesë të kësaj proteste ishin Adriatik Lapaj, Florjan Binaj, Edlira Çepani dhe shumë personalitete të njohura të jetës publike në Shqipëri.

“Unë nuk organizova asnjë protestë, unë dola kundërr ritjes së çmimeve por skam organizuar asgjë. Unë me qytetarët e tjerë u ndodhëm në të njëjtin vend. Unë mendoj se qeverisë ti lihet kohë deri ditën e henë për të dalë me një paketë masash dhe për të reflektuar. Ditën e hënë unë do jem përsëri këtu për të ushtruar të drejtën time kushtetuese. Mendoj se ska vend për rritjen e çmimit të bukës. Jemi i vetmi vend në rajon që e taksojmë bukën 20% Italia 4% Greqia 13%. Ky është një mekanizëm që mund të ndërhyhet dhe çmimi të mos bjerë mbi qytetarët”, ka thënë Lapaj gjatë fjalimit të tij.

Paralajmërimi për një rritje të çmimit të energjisë elektrike për shkak të krizës globale të energjisë ishte nxitja e fundit për qytetarët që të dalin në protestë. Ndonëse protesta e sotme para Kryeministrisë është organizuar nga vetë qytetarët asaj i janë bashkuar dhe politikanë. Mes protestuesve në bulevard kundër rritjes së çmimit të energjisë të paralajmëruar nga kryeministri kanë qenë dhe deputetë të PD-së. Nga ana e tyre qytetarët thanë se në protestë nuk janë për qëllime politike, por për rritjen e çmimeve.
Më herët Florjan Binaj, “Edi Rama” i “Portokallisë” i ka bërë thirrje politikanëve të mos bëhen pjesë e protestës, sepse është edhe faji i tyre pse shoqëria ndodhet në këtë situatë.